Partnerët e Besueshëm

PARTNERËT E BESUESHËM

Si një Partner i Besueshëm, ju do të keni hapësirën tuaj në web faqen e Klinikës Digjitale dhe do të jeni në gjendje të ofroni produktet, teknologjinë dhe shërbimet tuaja tek një numër i madh i pacientëve, mjekëve dhe institucioneve shëndetësore në rrjetin global të partnerve tanë në të gjithë botën. Pacientët janë ata që do të përfitojnë më së shumti, poashtu mjekëve dhe partnerëve tanë do ju shtohet edhe një adresë e re për të referuar pacientët e tyre tek ju për trajtim të mëtejshëm. Duke qenë të vetëdijshëm për ekspertizën tuaj, ju mund të përfitoni duke prezantuar produktet dhe demonstruar shërbimet tuaja për pacientët tanë. Për më tepër, ju gjithashtu mund të bëheni një nga partnerët tanë strategjikë dhe të konsideroheni si një qendër kryesore referimi për trajtimin e pacientëve tonë jashtë vendit.
Anadolu Medical Center

Anadolu Medical Center

ANADOLU MEDICAL CENTER – AMC është spital i avansuar i kujdesit akut, me specializime të shumta dhe me klinikë ambulantore në zemër të Stambollit. Është themeluar nga Fondacioni Anadolu në 2005 dhe ka dy karakteristika kryesore: statusin joprofit dhe lidhjen unike me spitalin globalisht të njohur Johns Hopkins Medicine në SHBA.

Health Center of Excellence

Health Center of Excellence

Platformë globale shëndetësore për bashkëpunim ndërkombëtar dhe qendër referente për Mendim Sekondar

Farnes Institute

Farnes Institute

Instituti Farnes ka krijuar modelin e Performancës Optimale të Jetesës (OPL) të kujdesit dhe përkujdesjes të specializuar në ofrimin e shërbimeve profesionale dhe produkteve përmes aplikimit të informacionit të udhëhequr nga dituria, i cili mbështetet në fakte dhe jo në mendime.

Biçaku Diagnostic

Biçaku Diagnostic

Qendër Diagnostike me traditë familjare, ofron shërbime kualitative radiologjike nga ekipi i përkushtuar i radiologëve që vendos pacientin në qendër të vëmendjes. Kualiteti, cilësia e shërbimit si dhe partneriteti me pacientin, janë prioritet i shërbimeve shëndetësore tek BIÇAKU DIAGNOSTIC.

Laboratori E-LAB

Laboratori E-LAB

Laboratori ELab është një qendër inovative me tendencë përmirësimi të shërbimit për pacientin, e cila ofron shërbime ekskluzive shëndetësore, duke plotësuar të gjitha pritjet dhe kërkesat e konsumatorëve në shëndetësi.