TRANSPLANTI I ORGANEVE

TRANSPLANTI I ORGANEVE

Janë disa faktorë të përbashkët që ndikojnë në përputhshmërinë e organeve, të tilla si grupi i gjakut dhe koha e pritjes së pacientit. Sidoqoftë, varësisht prej organit, disa faktorë janë më të rëndësishëm, kështu që ekzistojnë rregulla të ndryshme për secilin organ.
Sa kohë disa nga organet e njeriut mund të qëndrojnë gjallë jashtë trupit:
– Zemra: 4-6 orë
– Mushkëritë: 4-6 orë
– Mëlçia: 8-12 orë
– Pankreasi: 12-18 orë
– Veshka: 24-36 orë
– Zorrët: 8-16 orë
Kur bëhet përputhja e organeve të donatorëve të ndjerë me pacientët në listën e pritjes, shumë nga faktorët e marrë në konsideratë janë të njëjtë për të gjitha organet. Këto zakonisht janë:
– Grupi i gjakut
– Madhësia e trupit
– Gjendja mjekësore të pacientit
– Distanca midis spitalit të donatorit dhe spitalit të pacientit
– Koha e pritjes së pacientit
– Nëse pacienti është i gatshëm (pra, mund të kontaktohet dhe nuk ka ndonjë infeksion aktual apo ndonjë pengesë tjetër për transplantim)
Në varësi të organit, megjithatë, disa faktorë bëhen më të rëndësishëm. Për shembull, disa organe mund të mbijetojnë jashtë trupit më gjatë se të tjerët. Pra, distanca midis spitalit të dhuruesit dhe spitalit të pranuesit të mundshëm duhet të merret parasysh.
Për të mësuar më shumë rreth transplantit të organeve dhe institucioneve përkatëse në Evropë dhe SHBA ju mund të kontaktoni Klinikën Digjitale:
email: [email protected]
cel: +38349601109
chevron_left
chevron_right