BINJAKËT, TRINJAKËT, LINDJET E SHUMËFISHTA

BINJAKËT, TRINJAKËT, LINDJET E SHUMËFISHTA

Nëse jeni shtatzënë me më shumë se një fëmijë, nuk jeni e vetmja. Lindjet e shumëfishta janë në rritje në Shtetet e Bashkuara. Më shumë gra po lindin bebe pas moshës 30 vjeçare dhe më shumë po marrin barna të fertilitetit. Të dyja rrisin mundësinë e shatzënisë me më shumë se një foshnje. Historia familjare e binjakëve gjithashtu bën lindjet e shumëfishta më të mundshme.
Vite më parë, shumica e binjakëve ishin të papritur. Tani, shumica e grave e dinë më herët për shtatzëninë e shumëfishtë. Gratë me shtatzëni të shumëfishta duhet të shohin mjekët më shpesh sesa gratë që presin vetëm një fëmijë. Bebet në shtatzëni të shumëfishta kanë rrezik shumë më të lartë për të lindur para kohe dhe për të patur peshë të ulët të lindjes. Ekziston edhe më shumë rrezik për aftësi të kufizuara. Disa gra duhet të pushojnë në shtrat për të vonuar lindjen. Apo ato mund të lindin përmes prerjes cezariane, veçanërisht nëse ekzistojnë tre foshnje ose më shumë.
Rritja e fëmijëve të shumëfishtë prindërve mund të jetë mjaftë sfiduese. Ndihma dhe grupet mbështetëse vullnetare për prindërit mund të lehtësojnë ngarkesën.
Departamenti i Shëndetit dhe Shërbimeve Njerëzore për Shëndetin e Grave
Për të konsultuar mjekun, vizitoni: https://www.klinikadigjitale.net/mjeket/
chevron_left
chevron_right