TESTET PRENATALE

TESTET PRENATALE

Testet prenatale ju sigurojnë informacione rreth shëndetit të fëmijës para se ai ose ajo të lindë. Disa teste rutinë gjatë shtatzënisë gjithashtu kontrollojnë shëndetin tuaj. Në vizitën tuaj të parë prenatale, mjeku juaj do të bëjë disa teste, duke përfshirë grupin e gjakut, shenjat e infeksioneve dhe nëse jeni imun ndaj Rubeolës (fruthit gjerman) dhe Lisë së Ujit.
Gjatë shtatzënisë tuaj, mjkeu juaj mund të sugjerojë edhe teste të tjera. Disa teste sugjerohen për të gjitha gratë, të tilla si testet për diabet gestational, sindromën Down dhe HIV. Teste të tjera mund të ofrohen në bazë të:
– Moshës
– Historisë mjekësore personale ose familjare
– Përkatësia etnike
– Rezultateve të testeve rutinë
Ekzistojnë dy lloje testesh:
– Testet e zakonshme, janë teste që bëhen për të parë nëse ju ose fëmija juaj keni probleme të caktuara. Këto teste vlerësojnë rrezikun, por nuk diagnostikojnë problemin. Nëse rezultati i testit është jonormal, kjo nuk do të thotë se keni një problem. Kjo do të thotë që nevojiten më shumë informacione. Mjeku do ju shpjegojë se çfarë do të thotë rezultati i testimit dhe hapat e mëtejmë që duhet ndërmarrë. Ju mund të keni nevojë për test diagnostikues.
– Testet diagnostike tregojnë nëse ju ose fëmija juaj keni ndonjë problem të caktuar.
Varet nga ju nëse do ti bëni apo jo testet prenatale. Ju dhe mjeku juaj mund të diskutoni rreziqet dhe përfitimet e testeve dhe çfarë lloj informacioni mund t’ju japin ato. Atëherë ju mund të vendosni se cilat teste janë të nevojshme për ju.
Departamenti i Shëndetit dhe Zyra e Shërbimeve Njerëzore për Shëndetin e Grave
Për të konsultuar mjekun, vizitoni: https://www.klinikadigjitale.net/mjeket/
chevron_left
chevron_right