Një defekt i lindjes është një problem që ndodh derisa një fëmijë zhvillohet në trupin e nënës. Shumica e defekteve të lindjes ndodhin gjatë 3 muajve të parë të shtatzënisë. Një nga çdo 33 foshnje në Shtetet e Bashkuara lind me një defekt të lindur.
Një defekt i lindjes mund të ndikojë në mënyrën se si trupi duket, funksionon ose të dyja. Disa defekte të lindjes si buzët e çara ose defekte të tubit nervor janë probleme fizikisht të dukshme. Për të tjerat, si defektet në zemër, mjekët përdorin ekzaminime të të veçanta. Defektet e lindjes mund të shkojnë nga më të lehta deri tek ato më të rënda. Shkaqet janë të ndryshme:
– Gjenetike
– Ekspozimet ndaj barnave ose kemikalive. Për shembull, abuzimi me alkoolin mund të shkaktojë sindromën alkoolik të fetusit.
– Infeksione gjatë shtatëzanisë
– Disa ilaçe. Para se të mbeteni shtatzënë, konsultoni mjekun tuaj për ilaçet që merrni.
– Ushqyeshmëri jo adekuate. Për shembull, marrja jo e mjaftueshme e acidit folik para dhe gjatë shtatzënisë është një faktor kyç në shkaktimin e defekteve të tubit nervor.
Për shumicën e defekteve të lindjes, shkaku është i panjohur.
Mjekët mund të diagnostikojnë defekte të caktuara të lindjes gjatë shtatzënisë, me teste prenatale. Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme që të keni kujdes të rregullt prenatal. Dëmtime të tjera të lindjes nuk mund të gjenden deri pas lindjes së foshnjës. Ndonjëherë defekti vërehet menjëherë. Herë të tjera, mjeku nuk mund ta zbulojë atë deri vonë në jetë.
Fëmijët me defekte të lindjes shpesh kanë nevojë për kujdes dhe trajtime të veçanta. Trajtimet mund të përfshijnë kirurgji, ilaçe, pajisje ndihmëse dhe terapi.
Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve