MELANOMA

MELANOMA

Melanoma është lloji më serioz i kancerit të lëkurës. Shpesh shenja e parë e melanomës është një ndryshim në madhësinë, formën ose ngjyrën e një nishani. Shumica e melanomave kanë një zonë të zezë ose të kaltër-zezë. Melanoma mund të shfaqet gjithashtu si një nishan i ri. Mund të jetë e zezë, abnormale ose “e shëmtuar.”
Rikujtimi i akronimit “ABCDE” mund t’ju ndihmojë të mbani mend se për çfarë duhet të keni kujdes:
A – Asimetri – forma e gjysmës nuk përputhet me tjetrën
B – (Border) Kufi  -kufijtë janë të çrregullta, të paqarta ose të dhëmbëzuara
C – (Color) Ngjyra  – ngjyra është e pabarabartë dhe mund të përfshijë hije të zeza dhe kafe
D – Diametri – ka një ndryshim në madhësi, zakonisht rritje
E (Evolving) Ndryshimi – nishani ka ndryshuar gjatë javëve ose muajve të fundit
Kirurgjia është trajtimi i parë i të gjitha fazave të melanomës. Trajtime të tjera përfshijnë kimioterapinë dhe rrezatimin, dhe terapinë biologjike dhe target. Terapia biologjike rrit aftësinë e trupit tuaj për të luftuar kancerin. Terapia target përdor substanca që sulmojnë qelizat e kancerit pa dëmtuar qelizat normale.
chevron_left
chevron_right