Klinika Tele-onkologjike përkufizohet si ofrimi i shërbimeve klinike onkologjike nga distanca për diagnostikimin, trajtimin dhe përcjelljen e gjendjes shëndetësore të pacientit duke përdorur teknologjinë e informacionit dhe komunikimit. Kujdesi cilësor i pacientëve me kancer shpesh është i pamjaftueshëm në vendet me të ardhura të ulëta dhe standard mesatar, por edhe për pacientët në zonat e largëta të vendeve të zhvilluara. Për të arritur trajtimin e duhur dhe potencialin e plotë shërbyes, digjitalizimi në këto fusha është më se i nevojshëm. Tele-onkologjia sot aplikohet me sukses në kirurgji, radiologji dhe patologji. Përvojat më të mira varen dhe përshtaten për çdo vend dhe mjedis.