ÇKA ËSHTË KOKËDHIMBJA?

ÇKA ËSHTË KOKËDHIMBJA?

Të gjithë kemi përjetuar kokëdhimbje. Kokëdhimbja është një ndër format më të shpeshta të përjetimit të dhimbjes. Është arsyeja kryesore pse njerëzit mungojnë në shkollë, në punë ose pse vizitojmë mjekun.
Lloji më i shpeshtë i kokëdhimbjes është kokëdhimbja nga tendosja. Kokëdhimbjet nga tendosja shkaktohen nga shtrëngimi i muskujve në krahë, qafë, skalp dhe nofull. Këto zakonisht janë të ndërlidhura me stresin, depresionin ose ankthin. Ka shumë mundësi të keni kokëdhimbje të tilla nëse punoni shumë, nuk fleni mjaftueshëm, nuk ushqeheni mirë, ose përdorni alkool.

Lloj tjetër i shpeshtë i kokëdhimbjeve janë migrenat, kokëdhimbjet tjera dhe kokëdhimbjet prej sinuseve. Shumica e njerëzve mund të ndjehen shumë më mirë duke ndryshuar mënyren e jetesës, duke mësuar metoda si të relaksohen apo duke marrur analgetik.
Jo të gjitha kokëdhimbjet kërkojnë vëmendjen e doktorit. Por nganjëherë ato mund të paralajmërojnë një çrregullim serioz në organizëm. Lajmëroni doktorin nëse keni kokëdhimje të papritura dhe të fuqishme. Merrni ndihmë mjekësore të menjëhershme nëse pësoni ndonjë goditje në kokë, ose nëse kokëdhimbje përcillet me mpirje qafe, temperaturë, konfuzion, humbje të vetëdijes, ose dhimbje në sy ose vesh.

NIH: National Institute of Neurological Disorders and Stroke
chevron_left
chevron_right