BAKTERIE TË REJA ZBULOHEN NË GJAKUN E PACIENTËVE

BAKTERIE TË REJA ZBULOHEN NË GJAKUN E PACIENTËVE

Dy lloje të reja të baktereve janë gjetur në gjakun e pacientëve në Kinë.
Bakteret janë gjetur në gjakun e dy pacientëve gjatë analizave të gjakut si pjesë e kujdesit rutinor. Të dy bakteret e reja, të klasifikuara në grupin e Enterobaktereve, janë rezistente ndaj antibiotikëve të shumtë.
Enterobakteret zakonisht nuk janë të dëmshme dhe ekzistojnë si pjesë e mikroflores së shëndoshë të zorrëve. Megjithatë, kur këto baktere hyjnë në qarkullimin e gjakut, sistemin e frymëmarrjes ose traktin urinar, atëherë mund të shkaktojnë sëmundje.
Infeksioni Enterobakterial në gjak mund të shkaktoj meningjit dhe bakteremi, derisa Enterobakteriet në mushkëri mund të çojnë në pneumoni. Bakteremia është prania e baktereve në gjak, kjo mund të çojë në gjendje shumë të rëndë, madje edhe në sepsë dhe në shok septik.
Hulumtuesit bakteret e reja i quajtën Enterobacter huaxiensis dhe Enterobacter chuandaensis. Bakteret u emëruan sipas rajonit në të cilin u zbuluan dhe Univerzitetit Sichuan, ku janë të bazuar autorët.
Zbulimi i E. huaxiensis dhe E. chuandaensis u raportua në Gazetën Ndërkombëtare të Mikrobiologjisë Sistematike dhe Evolucionare, së bashku me një përshkrim të specieve të reja dhe profileve të tyre të rezistencës antimikrobiale.
Rezistenca ndaj antibiotikëve e këtyre baktereve të zbuluara rishtazi është një shqetësim, pasi kjo bën më të vështirë trajtimin e infeksioneve kërcënuese për jetën. Të dy llojet e reja janë rezistente ndaj antibiotikëve të grupit penicilinë dhe cefalosporin. Këto grupe të antibiotikëve përdoren zakonisht për të trajtuar infeksionet bakteriale.
Infeksionet bakteriale si bakteremi zakonisht trajtohen me antibiotikë parësor dhe vonesa në trajtim mund të shkaktojë zhvillimin e sepsës. Sepsa ka një shkallë të lartë të vdekshmërisë dhe kështu është vitale që kjo gjendje të trajtohet shpejt.
Burimi:
James Ives, Mpsych, 10 Janar, 2019
https://microbiologysociety.org/news/press-releases/new-bacteria-discovered-in-human-blood.html
chevron_left
chevron_right