Diabeti nënkupton nivelin shumë të lartë të glukozës/sheqerit në gjak. Diabeti Tip 2, është më i zakonshëm, trupi juaj nuk prodhon ose nuk e përdor insulinën si duhet. Insulina është një hormon që ndihmon glukozën të hyjë në qelizat tuaja për t’i dhënë atyre energji. Pa insulinë, glukoza mbetet në gjakun tuaj. Me kalimin e kohës, niveli i lartë i glukozës në gjak mund të shkaktoj probleme serioze me zemrën, sytë, veshkat, mbaresat nervore, mishin e dhëmbëve (gingiven) dhe dhëmbët.
Rreziku nga Diabeti Tip 2 është më i lartë, nëse jeni i moshuar, jeni obez, keni histori familjare të diabetit, ose nuk ushtroni. Prediabeti gjithashtu rrit rrezikun tuaj. Prediabeti do të thotë se niveli i sheqerit në gjak është më i lartë se normal, por jo aq i lartë sa të quhet diabet. Nëse jeni në rrezik nga zhvillimi i Diabetit Tip 2, ju mund të pengoni zhvillimin e tij duke ndryshuar mënyren e jetesës.
Simptomat e Diabetit Tip 2 shfaqen ngadalë. Disa njerëz nuk i vërejnë aspak simptomet. Simptomet e Diabetit Tip 2 janë
– Etja – Urinimi i shpeshtë – Uria dhe lodhja – Humbja e peshës pa dietë – Plagët shërohen ngadalë – Shiqimi dobësohet
Analizat e gjakut tregojnë nëse ju keni diabet. Një lloj i testit, A1C (niveli mesatar i sheqerit në gjak gjatë tre muajve të fundit i quajtur edhe Hemoglobinë A1C Test), është tregues se si ju e menaxhoni diabetin. Shumë njerëz e menaxhojnë diabetin me ushqim të shëndetshëm, aktivitet fizik dhe testimit të glukozës në gjak. Disa të tjerë nuk e menaxhojnë si duhet andaj duhet të marrin ilaçe të diabetit.
Trajtimi i Diabetit Tip 2 përfshinë (medikamentet): • Metformin (Glucophage, Glumetza). Metformina është zgjedhja e parë për Diabet Tip 2 • Sulfonylureas • Meglitinides • Thiazolidinediones • DPP-4 inhibitors • GLP-1 receptor agonists • SGLT2 inhibitor • Terapia me Insulin