7 SËMUNDJET FRIKËSUESE – GLAUKOMA

7 SËMUNDJET FRIKËSUESE – GLAUKOMA

Jo të gjitha sëmundjet serioze vijnë me simptoma treguese. Ka sëmundje që mund ta kthejnë trupin tuaj në një bombë të kurdisur, ndërsa ju nuk jeni në dijeni të ndonjë rreziku. Gjendje të tilla si ethe ose dhimbje janë shenja të qarta se diçka nuk është në rregull me trupin tuaj. Pavarësisht serioze apo jo, simptomat fizike na tregojnë kur jemi të sëmurë, duke na shtyrë të kërkojmë diagnostikim dhe trajtim të hershëm. Por, çka nëse sëmundja është strehuar në trupin tuaj, pa e kuptuar ju atë? Nuk është aq e pabesueshme sa mund të tingëllojë. Këtu janë shtatë sëmundje nga të cilat mund të vuani pa treguar asnjë simptomë, sot do vazhdojmë me sëmundjen e tretë:
3. Glaukoma është një çrregullim ku presioni shtohet prapa syrit. Kjo përfundimisht mund të çojë në humbje të pjesshme ose të plotë të shikimit në sy. Zbulimi i hershëm i Glaukomës është i rëndësishëm për të shmangur humbjen e shikimit. Fillimi është pa simptome ose me simptoma të padukshme. Zhvillimi është i ngadalshëm saqë mund të mos vërehet humbja e vogël progresive e fushës suaj periferike të shikimit. Pjesa qendrore e shikimit nuk preket deri vonë. Dëmtimi pothuajse gjithmonë kalon pa u vërejtur derisa të jetë tepër vonë.
JINI VIGJILENT: Glaukomën mund ta zbuloni vetëm përmes testeve të rregullta të syve. Ju duhet të bëni kontrolle të rregullta të syve për glaukomë, veçanërisht nëse keni një anëtar të familjes me glaukomë, nëse keni shikim të dobvsuar, ose nëse keni pasur një dëmtim të syve tuaj.
chevron_left
chevron_right