7 SËMUNDJET FRIKËSUESE – SËMUNDJA HUNTINGTON

7 SËMUNDJET FRIKËSUESE – SËMUNDJA HUNTINGTON

Jo të gjitha sëmundjet serioze vijnë me simptoma treguese. Ka sëmundje që mund ta kthejnë trupin tuaj në një bombë të kurdisur, ndërsa ju nuk jeni në dijeni të ndonjë rreziku. Gjendje të tilla si ethe ose dhimbje janë shenja të qarta se diçka nuk është në rregull me trupin tuaj. Pavarësisht serioze apo jo, simptomat fizike na tregojnë kur jemi të sëmurë, duke na shtyrë të kërkojmë diagnostikim dhe trajtim të hershëm. Por, çka nëse sëmundja është strehuar në trupin tuaj, pa e kuptuar ju atë? Nuk është aq e pabesueshme sa mund të tingëllojë. Këtu janë shtatë sëmundje nga të cilat mund të vuani pa treguar asnjë simptomë, sot do vazhdojmë me sëmundjen e katërt:
Sëmundja Huntington është një çrregullim gjenetik që shkakton degjenerimin e qelizave nervore në tru. Kjo sëmundje mund të jetë e pranishme pa asnjë simptomë, por në kohën kur shfaqen simptomat, ajo zhvillohet mjaft shpejt. Në disa raste, simptomat mund të fillojnë para moshës njëzet vjeçare në formën e aftësive të kufizuara të të mësuarit dhe problemeve psikologjike. Sëmundja Huntington mund të jetë e vështirë të diagnostikohet.
JINI VIGJILENT: Testimi para lindjes është i mundur nëse keni ndonjë anëtar të familjes që vuan nga sëmundja dhe shqetësoheni për statusin e foshnjës tuaj akoma të palindur. Për t’a diagnostikuar, mjeku duhet të marrë një histori të plotë mjekësore dhe familjare dhe të bëjë edhe një ekzaminim klinik, duke përfshirë vlerësimin fizik dhe neurologjik.
Ata që janë në rrezik, por nuk kanë ende simptoma, mund të kërkojnë të testohen gjenetikisht. Për shkak se nuk ka shërim, dhe për shkak se teste të tilla nuk mund të parashikojnë fillimin ose ashpërsinë e sëmundjes, ky vendim duhet të konsiderohet me kujdes.
chevron_left
chevron_right