Transplantimi i veshkave është një operacion që vendos një veshkë të shëndosh në trupin tuaj. Veshka e transplantuar merr punën e dy veshkave të dëmtuara, kështu që ju nuk keni nevojë më për dializë.
Gjatë transplantimit, kirurgu vendos veshkën e re në barkun tuaj të poshtëm dhe lidh arterjen dhe venën e veshkës së re me arterjen dhe venën tuaj. Shpesh, veshka e re fillon të punoj (prodhoj urinë) sapo të fillojë të qarkullojë gjaku nëpër veshkë. Por nganjëherë mund të vonoj disa javë për të filluar punën.
Shumë veshka të transplantuara vijnë nga donatorët që kanë vdekur. Disa vijnë nga një anëtar i familjes së gjallë. Pritijet për një veshkë të re, janë të gjata.
Nëse transplantoni veshkën, ju duhet të merrni ilace për pjesën e mbetur të jetës suaj, për të penguar refuzimin e veshkës së re nga trupi juaj.
NIH: Instituti Kombëtar i Diabetit, Sëmundjeve të Traktit Digjestiv dhe të Veshkës