SËMUNDJA HODGKIN

SËMUNDJA HODGKIN

Sëmundja Hodgkin është një lloj i limfomës. Limfoma është një kancer i një pjese të sistemit imunitar të quajtur sistemi limfatik. Shenja e parë e sëmundjes Hodgkin shpesh është një nyje limfatike e rritur. Sëmundja mund të përhapet në nyjet limfatike përreth. Më vonë mund të përhapet në mushkëri, mëlçi ose palcë kockore. Shkaku i saktë është i panjohur.
Sëmundja Hodgkin është e rrallë. Simptomat përfshijnë:
– Inflamacion pa dhimbje i nyjeve limfatike në qafë, sqetull apo në ijë
– Ethe dhe të dridhura
– Djersitje natën
– Humbje peshe
– Humbja e oreksit
– Kruarje lëkure
Për të diagnostikuar sëmundjen Hodgkin, nevojitet kontrollimi mjekësor, anamneza, analiza të gjakut dhe biopsia. Trajtimi varet sa është përhapur sëmundja. Shpesh përfshin rrezatimin dhe kimioterapinë.
Sa më parë diagnostikohet sëmundja, aq më efektiv është trajtimi. Në shumicën e rasteve, sëmundja Hodgkin mund të shërohet.
NIH: Instituti Kombëtar i Kancerit
Për të konsultuar mjekun, vizitoni: https://www.klinikadigjitale.net/mjeket/
chevron_left
chevron_right