MUNDËSI PËR MINISTRINË E SHËNDETËSISË – SHËRBIMI ONLINE DHE MJEKU DIGJITAL

MUNDËSI PËR MINISTRINË E SHËNDETËSISË – SHËRBIMI ONLINE DHE MJEKU DIGJITAL

Të shqetësuar me shtrirjen e COVID-19, shtimin e rasteve të infektuara, vdekshmërinë, rrezikshmërinë e vazhdueshme për jetën e qytetarëve dhe të punëtorëve shëndetësor, Klinika Digjitale shpreh gatishmërinë të ndihmoj institucionet shëndetësore dhe punëtorët shëndetësor në tejkalimin e rrezikshmërisë nga pandemia duke ju ofruar mundësinë e konsultimeve online dhe një ambient të sigurt për përkujdesje shëndetësore.
Platforma jonë shëndetësore digjitale ka teknologjinë dhe softuerin, mundësitë dhe resurset, mjekët specialistë kombëtarë dhe ndërkombëtarë dhe mbi të gjitha vullnetin për të ofruar shërbime shëndetësore online dhe trajtim të sigurt për qytetarët dhe punëtorët shëndetësor!
Ne jemi të gatshëm të shtojmë numrin e mjekëve digjital dhe ofrojmë përkujdesje të shtuar për qytetarët, duke ofruar konsultime online për:
o Rastet urgjente
o Personat me nevoja të veçanta
o Pacientët me sëmundje kronike
o Pensionistët
o Të vetizoluarit
Të dashur qytetar, për të fituar betejën me pandeminë COVID-19 nevojitet mobilizim dhe vetëdijësim i të gjithëve! Andaj, të japim kontributin tonë, të mbajmë maskat në vende publike dhe respektojmë distancën me njëri-tjetrin dhe të kujdesemi për higjienën personale! Këto janë dobësitë e COVID-19! Andaj t’a fitojmë këtë betejë së bashku!
chevron_left
chevron_right