KRIZA GLOBALE E FRUTHIT: RASTET E FRUTHIT JANË RRITUR PËR MË SHUMË SE 300%

KRIZA GLOBALE E FRUTHIT: RASTET E FRUTHIT JANË RRITUR PËR MË SHUMË SE 300%

Ne jemi në mes të një krize globale të fruthit. Numri i rasteve është rritur shumë në të gjithë botën, duke përfshirë vendet ku fruthi ishte eliminuar më parë – si Shtetet e Bashkuara. Në këtë vit deri më sot, Shtetet e Bashkuara kanë parë numrin e dytë më të madh të rasteve që nga viti 2000. Dhe këtë javë,  qyteti i New Yorkut shpalli një emergjencë shëndetësore publike për shkak të përhapjes së shpejtë të virusit. Vetëm në tre muajt e parë të vitit 2019, janë raportuar mbi 110,000 raste të fruthit në mbarë botën, një shifër kjo që është gati 300% nga e njëjta periudhë e vitit të kaluar. Dhe këto numra përfaqësojnë vetëm një pjesë të të gjitha rasteve që ndodhin. Deri në kohën që e mbaroni leximin e këtij artikulli, ne vlerësojmë se të paktën 40 njerëz – shumica prej tyre fëmijë – do të jenë të infektuar nga kjo sëmundje që kërcënon jetën në mënyrë të shpejtë. Ne jemi të shqetësuar jo vetëm për shkak se fruthi mund të jetë kaq i rëndë – ai ende shkakton mbi 100,000 vdekje çdo vit – por gjithashtu sepse është jashtëzakonisht ngjitëse.
Në ata që nuk janë të imunizuar, fruthi do të infektojë rreth 9 në 10 persona të ekspozuar ndaj tij. Dhe pasi që është aq infektiv, mund të jetë sëmundja e parë që shfaqet aty ku fëmijët nuk marrin vaksinat që kanë nevojë për t’i mbajtur ata të sigurt. Dhe prania e fruthit mund të tregojë një numër të fëmijëve të pavaksinuar dhe një mosfunksionim në sistemin shëndetësor. Në mbarë botën, miliona fëmijë ende nuk marrin disa vaksina jetë-shpëtuese, duke i lënë ata dhe komunitetet e tyre të prekshme nga sëmundjet dhe shpërthimet vdekjeprurëse të sëmundjeve. Kryesisht, ky është një problem i qasjes. Shumica jetojnë në vende ku kujdesi shëndetësor është i dobët, varfëria dhe konfliktet e dëmtojnë në masë të madhe shanset e fëmijëve për të marrë vaksina.
Por, ndërsa prindërit në shumë vende bëjnë thirrje për vaksina, pasiguria publike në lidhje me domosdoshmërinë dhe sigurinë e vaksinimit po kërcënon vendet e zhvilluara.
Në disa vende me të ardhura të larta dhe të mesme, nga Shtetet e Bashkuara në Ukrainë, nga Franca në Filipine, ka prindër që vonojnë ose refuzojnë të vaksinojnë fëmijët e tyre, sepse nuk janë të sigurt për nevojën për vaksina ose se vaksinat janë të sigurta .
Kjo pasiguri mund të nxitet nga përhapja e informatave konfuze dhe kontradiktore në internet. Pandershmëria dhe shtrembërimet rreth vaksinave nuk janë asgjë e re. Por në epokën e sotme digjitale, mitet mund të përhapen aq shpejt dhe larg si një virus kompjuteri.
Në Brazil, për shembull, në kulmin e shpërthimit të etheve të verdha vitin e kaluar, dezinformata në lidhje me sigurinë e vaksinës qarkullonte aq shpejt në internet sa që pengonte aftësinë e reaguesve për ta sjellë shpërthimin nën kontroll. Përmbajtja e dëmshme është përhapur në kanalet digjitale, të përforcuara me algoritme që shpërblejnë polemika dhe klikime dhe shfrytëzohen nga aktivistët kundër vaksinave për të mbjellë mosbesim. Shkencëtarët, mjekët dhe avokatët e shëndetit madje janë ngacmuar për shkëmbimin e informacionit faktik shëndetësor. Veç kësaj, “alternativat” e pavërtetuara të vaksinave reklamohen shumë për përfitime financiare dhe studime tërësisht joshkencore po riprodhohen shpejtë – shpesh brenda “dhomave të jehonës”, të krijuara nga grupe të mbyllura, ku ato janë të vështira për t’u hedhur poshtë.
Është e kuptueshme, në një klimë të tillë, si prindërit të dashur mund të ndihen të humbur. Përgjigja nuk është që t’i demonizojmë ose turpërojmë ata, pasi ata kërkojnë të vërtetën se si t’i mbajnë fëmijët e tyre të sigurt dhe të shëndetshëm. Është një përgjegjësi kolektive për të mbështetur prindërit dhe për të ndërtuar një ambient më pozitiv për vaksinimin – në internet si dhe në jetë të përditshme.
Ne mirëpresim hapat fillestarë të ndërmarrjeve digjitale si Facebook, Amazon dhe YouTube për të karantinuar këto mite të vaksinave, por do të duhet shumë më tepër – jo vetëm nga këto platforma online, por nga qeveritë, individët dhe komuniteti shëndetësor – për të siguruar që të gjithë fëmijët marrin vaksinat e tyre në kohën e duhur.
Do të thotë që të gjithë punonjësit shëndetësor të jenë të zëshëm për vaksinim, në mënyrë që ata të mund të angazhohen në mënyrë efektive me prindërit dhe komunitetet që ata i shërbejnë.
Ajo kërkon që secili prej nesh të mbrojmë shkencën, për shëndetin dhe për rëndësinë e vaksinave. Kjo do të thotë ndërtimin e njohurive themelore shkencore – duke siguruar që njerëzit të mund të interpretojnë dhe kuptojnë informacionin për shëndetin dhe vaksinat e tyre.
Kjo do të thotë që qeveritë duhet të investojnë në kujdesin parësor dhe imunizimin dhe të sigurohen që këto shërbime të jenë të përballueshme, të arritshme dhe me të vërtetë të përgjegjshme për nevojat e prindërve – veçanërisht ato në komunitetet më të varfra dhe më të pafavorizuara.
Në fund të fundit, nuk ka “debat” për përfitimet e vaksinave. Ne e dimë se ato janë të sigurta, dhe ne e dimë se ato funksionojnë. Më shumë se 20 milionë jetë janë shpëtuar nëpërmjet vaksinimit të fruthit që nga viti 20000.
Por fëmijët po paguajnë çmimin për këtë problem. Do të nevojiten përpjekje afatgjata, angazhim politik dhe investime të vazhdueshme – në qasjen ndaj vaksinave, në cilësinë e shërbimit dhe në besim – për të siguruar që jemi dhe do mbetemi të mbrojtur së bashku.
chevron_left
chevron_right