Prostata është gjëndër nën fshikëzën e urinës që prodhon lëngje për spermë. Kanceri i prostatës është i zakonshëm tek meshkujt e moshuar. Është i rrallë tek meshkujt më të ri se 40 vjeç. Faktorët e rrezikut për zhvillimin e kancerit të prostatës përfshijnë moshën mbi 65 vjeç, histori familjare dhe origjina afrikano-amerikane.
Simptomat e kancerit të prostatës mund të përfshijnë:
– Probleme gjatë urinimit, të tilla si dhimbja, vështirësi në fillim, ndërprerje të urinimit, ose pikimi.
– Dhimbje në pjesën e pasme
– Dhimbje gjatë ejakulacionit
Për të diagnostikuar kancerin e prostatës, mjeku mund të bëjë një ekzaminim rektal të zorrës së trashë për të vërejtur ndonjë ndryshim ose diçka të pazakontë në prostatë. Ju gjithashtu mund të bëni një test gjaku për antigjenin specifik të prostatës (PSA). Ky test përdoret poashtu gjatë ekzaminimit të rregulltë për kancer të prostatës, para paraqitjes së simptomeve. Nëse rezultati i testit nuk është i mirë, ju mund të keni nevojë për ekzaminime shtesë, të tilla si ultrasonografia, MRI ose biopsia.
Trajtimi shpesh varet nga faza e kancerit. Sa shpejt kanceri rritet dhe sa ndryshon nga indet përreth, kjo poashtu ndihmon në përcaktimin e fazës së kancerit. Burrat me kancer të prostatës kanë mundësi të shumëta trajtimi. Trajtim i mirë për një njeri nuk mund të jetë i mirë për një tjetër. Trajtimi përfshinë, observimin vigjilent, kirurgjinë, terapinë me rrezatim, terapinë hormonale dhe kimioterapinë. Ju mund të keni poashtu edhe një kombinim të trajtimeve.