Hipertensioni është një tjetër emër për tensionin e lartë të gjakut. Hipertensioni mund të shkaktoj komplikacione të rënda dhe rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës, infarktit dhe vdekjes.
Hipertensioni dhe sëmundjet e zemrës janë shqetësime globale shëndetësore. Organizata Botërore e Shëndetësisë (WHO) sugjeron që rritja e prodhimit dhe përpunimit industrial të ushqimit ka ndikuar në sasinë e kripës në ushqim në mbarë botën dhe kjo ndikon në hipertension!
Disa të dhëna për hipertensionin:
Tensioni normal i gjakut është 120 / 80 mm mmHg, hipertension është nëse vlerat mbi 130 / 80 mmHg!
Shkaqet akute të tensionit të lartë të gjakut përfshijnë stresin, vetëvetiu pa ndonjë spjegim, por mund të shkaktohet edhe nga një gjendje tjetër, siç është sëmundja e veshkave.
Hipertensioni i pamenaxhuar mund të çojë në një atak në zemër, infarkt dhe probleme të tjera.
Mënyra e jetësës është mënyra më e mirë për të trajtuar tensionin e lartë të gjakut.
Rreth 85 milionë njerëz në Shtetet e Bashkuara kanë tension të lartë.
Udhëzimet mjekësore përcaktojnë hipertensionin si një tension gjaku më të lartë se 130 mbi 80 mmHg, sipas udhëzimeve të lëshuara nga Shoqata Amerikane e Zemrës (AHA) në nëntor 2017.
Trajtimi
Ndërsa tensioni i gjakut është rregulluar më mirë përmes dietës para se të arrijë fazën e hipertensionit, ekziston një gamë e opsioneve të trajtimit. Rregullimet e jetesës janë trajtimi standard i linjës për hipertension.