Dr. Ekrem Maloku

Dr. Ekrem Maloku

Neuropatolog

Zgjedhni mënyrën e pagesës dhe caktoni terminin për konsultim Online:


Konsultohu me Dr. Ekrem Maloku, subspecialistin nga lëmia e Neuropatologjisë Klinike i diplomuar nga Qendra Medicinale e Universitetit të New Yorkut. Dr. Maloku paraprakishtë ka kompletuar programin specialistik nga Patologjia në Qendrën Universitare të Dartmouth Hitchcock Medical Center në shtetin New Hampshire, SHBA. Dr. Maloku është mjek i licensuar në shtetin e New Yorkut dhe nga viti 2021 do ti bashkohet qendrës medicinale të Universitetit të Bostonit dhe Fakultetit të mjekësisë si Neuropatolog dhe Profesor Asistent i Patologjisë dhe Neurologjisë.

Në terminin e rezervuar vetëm për ju, tregoni Dr. Malokut çdo gjë për sëmundjen tuaj dhe do të merrni mendimin e tij në lidhje me diagnozën finale Neuropatologjike, aplikimin e metodave bashkëkohore imunohistokimike dhe ato molekulare patologjike për diagnozën e proceseve tumorale dhe jo-tumorale të trurit dhe palcës kurrizore. Ai do ju dëgjon me kujdes dhe do ju ndihmon rreth diagnozës Neuropatologjike si dhe rekomandimet adekuate nëse është e nevojshme për ekzaminim shtesë si pjesë e ekipit të integruar të Neuropatologjisë, Neurokirurgjisë, Neuro-onkologjisë dhe Neuro-radiologjisë.