BRONCHOPNEUMONIA

BRONCHOPNEUMONIA

Pneumonia është infeksion në një ose në të dyja mushkëritë. Shumë mikrobe, të tilla si bakteret, viruset dhe kërpudhat, mund të shkaktojnë pneumoni. Ju gjithashtu mund të merrni pneumoni duke inhaluar një lëng ose materje kimike. Njerëzit më në rrezik janë të moshuarit më të vjetër se 65 vjeç ose më të rinj se 2 vjeç, të cilët janë me probleme shëndetësore.
Simptomat e pneumonisë ndryshojnë nga të lehta në të rënda. Shihni mjekun tuaj menjëherë nëse keni:
– Keni temepraturë të lartë
– Ethe dhe të dridhura
– Keni kollë me gëlbazë që nuk përmirësohet por përkeqësohet
– Keni ndërprerje të frymëmarrje edhe gjatë aktiviteteve normale ditore
– Keni dhimbje kraharori gjatë frymëmarjes dhe kollitjes
– Ndjeheni papritur keq edhe pas të ftohtit apo gripit
Mjeku juaj do të përdorë historinë tuaj mjekësore, një kontrollë mjekësore dhe teste laboratorike për të diagnostikuar pneumoninë. Trajtimi varet nga lloji i pneumonisë. Nëse bakteret janë shkaku, antibiotikët duhet të ndihmojnë. Nëse keni pneumoni virale, mjeku juaj mund të përshkruajë një ilaç antiviral për ta trajtuar atë.
Parandalimi i pneumonisë është gjithmonë më mirë se trajtimi i saj. Vaksinat janë në dispozicion për të parandaluar pneumoninë nga pneumokoku dhe gripi. Masat e tjera parandaluese janë larja e shpesht e duarve dhe mos pirja e duhanit.
NIH: Instituti Kombëtarë për sëmundje të zemrës, mushkërive dhe gjakut
Për të konsultuar mjekun, vizitoni: https://www.klinikadigjitale.net/mjeket/
chevron_left
chevron_right