ATEROSKLEROZA

ATEROSKLEROZA

Ateroskleroza është një sëmundje në të cilën pllakat ateromatoze formohen brenda arterieve tuaja. Pllaka ateromatoze është substancë ngjitëse e përbërë nga yndyra, kolesteroli, kalciumi dhe substanca të tjera që gjenden në gjak. Me kalimin e kohës, pllaka vështirëson dhe ngushton arteriet. Kjo kufizon rrjedhën e gjakut të pasur me oksigjen në trupin tuaj.
Ateroskleroza mund të çojë në probleme serioze, duke përfshirë:
– Sëmundjet e arteries koronare. Këto arteriet furnizojnë gjakun në zemrën tuaj. Kur ata janë të bllokuara, ju mund të pësoni një anginë ose infarkt (sulm) në zemër.
– Sëmundje të arterieve karotide. Këto arteriet furnizojnë trurin me gjakë. Kur ato bllokohen, ju mund të pësoni një infarkt (sulm) në tru!
– Sëmundje të arterieve periferike. Këto arterie gjenden në krahët, këmbët dhe legen (pelvis). Kur ato bllokohen, ju mund të vuani nga mpirja, dhimbja dhe nganjëherë edhe infeksionet.
– Ateroskleroza zakonisht nuk shkakton simptome derisa të ngushtohet rëndë ose të bllokohet një arterie plotësisht. Shumë njerëz nuk dinë se kanë aterosklerozë, derisa të shfaqen simptomet dhe gjendja emergjente mjekësore.
Vizita mjekësore, imazheria, dhe testet tjera diagnostikuese mund të tregojnë nëse keni aterosklerozë. Ilaçet mund të ngadalësojnë formimin e pllakave ateromatoze. Mjeku mund t’ju rekomandojë procedura të tilla si angioplastika për të hapur arteriet ose ndërhyrje kirurgjike në arteriet koronare ose karotide. Ndryshimi i mënyres së jetesës gjithashtu mund të ndihmoj. Dieta e shëndetshme, stërvitje të rregullta, kontrolli i peshës trupore, mos konsumimi i duhanit si dhe menaxhimi i stresit.
NIH: Instituti Kombëtarë për sëmundje të Zemrës, Mushkërive dhe të Gjakut
Për të konsultuar mjekun, vizitoni: https://www.klinikadigjitale.net/mjeket/
chevron_left
chevron_right