ANEMIA APLASTIKE

ANEMIA APLASTIKE

Anemia aplastike është një çrregullim i rrallë por serioz i gjakut. Nëse e keni, palca kockore nuk prodhon mjaft qeliza të reja të gjakut. Ka lloje të ndryshme, duke përfshirë anemin Fanconi. Shkaqet përfshijnë:
– Substancat toksike, të tilla si pesticidet, arseniku dhe benzeni
– Terapia e rrezatimit dhe kimioterapia për kancer
– Disa ilaçe të caktuara
– Infeksione të tilla si hepatiti, virusi Epstein-Barr ose HIV
– Çrregullime autoimune
– Disa sëmundje të trashëguara
 – Shtatzania
Tek shumë njerëz, shkaku është i panjohur.
Simptomat përfshijnë lodhje, dobësim, marramendje dhe ngulfatje. Mund të shkaktojë probleme në zemër të tilla si arritmi, zemër të zgjeruar dhe ndalim të punës së zemrës. Ju gjithashtu mund të keni infeksione të shpeshta dhe gjakderdhje.
Mjeku juaj do të diagnostikojë anemin aplastike bazuar në historinë tuaj mjekësore dhe familjare, gjatë kontrollimit mjekësor dhe analizave laboratotike. Sapo doktori juaj të mësoj shkakun dhe sa e rëndë është gjendja, ai mund të krijojë një plan trajtimi për ju. Trajtimet përfshijnë transfuzionet e gjakut, transplantet e qelizave staminale të gjakut dhe palcës, dhe ilaçet.
NIH: Instituti kombëtar i sëmundjeve të zemrës, mushkërive dhe të gjakut
Për të konsultuar mjekun, vizitoni: https://www.klinikadigjitale.net/mjeket/
chevron_left
chevron_right