GRIPI I SHPEZËVE, AVIAN FLU, H5N1, H7N9

GRIPI I SHPEZËVE, AVIAN FLU, H5N1, H7N9

Zogjtë, ashtu si njerëzit, marrin gripin. Viruset e gripit të shpendëve infektojnë zogjët, duke përfshirë pulat, shpezët tjera dhe zogjtë e egër si rosat. Zakonisht viruset e gripit të shpezëve infektojnë vetëm zogj të tjerë. Njerëzit rrallë infektohen me viruse të gripit të shpezëve, por kjo mund të ndodhë. Dy lloje, H5N1 dhe H7N9, kanë infektuar disa njerëz gjatë shpërthimeve në Azi, Afrikë, Paqësor, Lindjen e Mesme dhe pjesë të Evropës. Ka pasur gjithashtu raste të rralla të llojeve të tjera të gripit të shpendëve që kanë prekur njerëzit edhe në Shtetet e Bashkuara.
Shumica e njerëzve që marrin gripin e shpezëve kanë pasur kontakt të ngushtë me shpezët e infektuara ose me sipërfaqet e kontaminuara nga pështyma, mukozë ose bajga e zogjve. Është gjithashtu e mundur që të merrni atë gjatë frymëmarrjes me pikëza uji ose pluhur që përmbanë virusin. Rrallë, virusi është përhapur nga një person në tjetrin. Gjithashtu është e mundur të infektoheni me gripin e shpezëve duke ngrënë pulat ose vezët që nuk janë të ziera mirë.
Gripi i shpezëve tek njerëzit mund të jet i formës së lehtë deri tek më i rëndë. Shpesh, simptomat janë të ngjashme me gripin sezonal, të tilla si:
– Ethe
– Kollë
– Grithje të fytit
– Rrjedhje nga hunda apo mbyllje e saj
– Dhimbjet muskujsh dhe tërë trupit
– Lodhje/dobësim
– Dhimbje koke
– Skuqje syri (ose konjuktivit)
– Vështirësi në frymëmarrje
Në disa raste, gripi i shpezëve mund të shkaktojë komplikacione serioze dhe vdekje. Ashtu si nga gripi sezonal, disa njerëz janë të rrezikuar më shumë nga komplikimet dhe sëmundjet serioze. Kjo përfshinë gratë shtatzëna, njerëz me sistem imunitar të dobësuar dhe të moshuarit mbi 65 vjeç.
Trajtimi me ilaçe antivirale mund të lehtësoj simptomet e sëmundjes dhe ta bëjë atë më pak të rëndë. Ilaçet gjithashtu mund të ndihmojnë në parandalimin e gripit tek njerëzit që ishin të ekspozuar ndaj tij. Aktualisht nuk ka vaksinë në dispozicion apo të njohur. Qeveria posedon një vaksinë për një lloj të virusit H5N1 të gripit të shpezëve dhe mund ta shpërndajë atë nëse ka ndonjë shpërthim që përhapet lehtë nga një person tek tjetri.
Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve
Për të konsultuar mjekun, vizitoni: https://www.klinikadigjitale.net/mjeket/
chevron_left
chevron_right