INFEKSIONET ME HELICOBACTER PYLORI

INFEKSIONET ME HELICOBACTER PYLORI

Helicobacter pylori (H. Pylori) është një lloj i baktereve që shkakton infeksion në lukth. Kjo është shkaku kryesor i ulçerave peptike dhe gjithashtu mund të shkaktojë gastritin dhe kancerin e lukthit.
Rreth 30 deri në 40 për qind e njerëzve në Shtetet e Bashkuara janë të infektuar me H. Pylori. Shumica e njerëzve infektohen me te si fëmijë. H. Pylori zakonisht nuk shkakton simptoma. Por mund të prishë shtresën e brendshme mbrojtëse në lukthin/stomakun e disa njerëzve dhe të shkaktojë inflamacion. Kjo mund të çojë në gastrit ose ulçerë peptike.
Studiuesit nuk janë të sigurt se si përhapet H. Pylori. Ata mendojnë se mund të përhapet nga ushqimi, uji i papastër ose përmes kontaktit me pështymën apo lëngje të tjera trupore të një personi të infektuar!
Ulçera peptike shkakton një dhimbje në vedi dhe djegëse në stomak, veçanërisht kur keni stomak bosh. Ai mund të zgjat për disa minuta deri në disa orë dhe mund të zhduket dhe shfaqet përsëri gjatë disa ditëve ose jave. Gjithashtu mund të shkaktojë simptoma të tjera, të tilla si fryrje, mundim dhe humbje peshe. Nëse keni simptomat e ulçerit peptik, mjeku juaj do të kontrollojë nëse keni H. Pylori. Ekzistojnë analiza të gjakut, frymëmarrjes dhe fecesit për të kontrolluar prezencën e H. Pylori. Në disa raste, ju mund të keni nevojë edhe për një endoskopi dhe biopsi.
Nëse keni ulcerë peptike, trajtimi është me një kombinim të antibiotikëve dhe ilaçeve që reduktojnë aciditetin. Ju do të duhet të përsëritni analizat pas trajtimit për të siguruar që infeksioni është zhdukur.
Nuk ka vaksinë për H. Pylori. Pasi që H. Pylori mund të përhapet përmes ushqimit dhe ujit të papastër, ju mund të jeni në gjendje ta parandaloni atë nëse:
– Lani duart pas përdorimit të banjës dhe para ngrënies
– Hani ushqim të përgatitur siç duhet
– Pini ujë nga një burim i pastër dhe i sigurt
NIH: Instituti Kombëtar i Diabetit, Sëmundjeve veshkës,  Sëmundjeve të Sëmundjeve të Rrufës.
Për të konsultuar mjekun, vizitoni: https://www.klinikadigjitale.net/mjeket/
chevron_left
chevron_right