Dr. Aldo Konda

Dr. Aldo Konda

Mjek Familjar
Zgjedhni mënyrën e pagesës dhe caktoni terminin për konsultim Online:

Dr. Aldo Konda, nga Leeds, Mbretëria e Bashkuar i bashkohet Klinikës Digjitale.
Dr. Aldo është i diplomuar në Universitetin e Mjekësisë në Tiranë dhe është profesionist mjekësor me eksperiencë, i cili ka punuar disa vite si Mjek Familjar në sistemin e kujdesit shëndetësor parësor publik në Shqipëri i fokusuar në trajtimin e problemeve kronike shëndetësore; trajtimin e sëmundjeve akute jo-kërcënuese për jetën me një qasje të kujdesit parandalues ndaj edukimit shëndetësor dhe imunizimit.
Dr. Aldo ka vazhduar studimet master në Universitetin Leeds Becket në Mbretërinë e Bashkuar, dhe ka diplomuar për Shëndetin Mendor me ekspertizë në Shëndetin Mendor të Fëmijëve dhe Adoleshentëve me një përvojë akademike në kërkime mjekësore.
Dr. Aldo ka qenë poashtu i angazhuar në projekte hulumtuese në mesin e të cilëve vlen të përmendim:

  • Hulumtim – Si lidhet vetëlëndimi tek fëmijët dhe adoleshentët me familjen.
  • Raport – Farmakologjia globale në lidhje me CAMH për politikëbërësit në Mbretërinë e Bashkuar.
  • Hulumtim – Shoqëria bashkëkohore përmes këndvështrimeve të psikoanalizës së fëmijëve dhe adoleshentëve.

Dr. Aldo flet rrjedhshëm Gjuhën Angleze, Greke dhe Italiane.
Në Klinikën Digjitale Dr. Aldo të dëgjoj me kujdes pacientët për të kuptuar më mirë shqetësimet e tyre, zbuluar më herët sëmundjen dhe sugjeruar trajtimin adekuat.