TESTET PRENATALE – PARA LINDJES

TESTET PRENATALE – PARA LINDJES

Testet prenatale ofrojnë informacione për shëndetin e foshnjës suaj përpara se ai apo ajo të lindë. Disa teste rutinë gjatë shtatëzanisë kontrollojnë gjithashtu shëndetin tuaj. Në vizitën tuaj të parë prenatale, mjeku juaj do të kryej disa teste, duke përfshirë analizat e gjakut tuaj, shenjat e infeksioneve dhe nëse ju jeni imun ndaj rubeolës (fruthi gjerman) dhe lijës së dhenve.
Gjatë gjithë shtatëzënisë, mjeku juaj mund të sygjerojë një numër testesh të tjera. Disa teste sugjerohen për të gjitha gratë, të tilla si testi për diabetin gestacional, sindromën Down dhe HIV. Teste të tjera mund të ofrohen varësisht nga:
– Mosha
– Historia personale ose familjare mjekësore
– Prejardhja etnike
– Rezultatet e testeve rutinë
– Ekzistojnë dy lloje të testeve:
– Testet e shqyrtimit/kontrolluese, bëhen për të parë nëse ju ose foshnja juaj mund të keni probleme të caktuara. Ato vlerësojnë rrezikun, por nuk diagnostikojnë problemin. Nëse testi i shqyrtimit është jonormal, kjo nuk do të thotë se ka një problem. Kjo nënkupton se nevojiten më shumë informacione. Mjeku mund të shpjegojë se çfarë kuptimi ka rezultati i testit dhe çfarë hapash të ndërrmerni. Ju mund të keni nevojë edhe për testim diagnostik.
– Testet diagnostikuese tregojnë nëse ju ose foshnja juaj keni ndonjë problem të caktuar. Varet nga ju nëse ju do të kryeni apo jo testet prenatale. Ju dhe mjeku juaj mund të bisedoni për rreziqet dhe përfitimet e këtyre testeve dhe çfarë informacioni mund të ofroj testi. Atëherë ju keni mundësi të vendosni se cili test është i përshtatshëm për ju.
Departamenti i Shëndetit dhe Zyra e Shërbimeve Njerëzore për Shëndetin e Grave.
Për të konsultuar mjekun, vizitoni: https://www.klinikadigjitale.net/mjeket/
chevron_left
chevron_right