Testet Diagnostikuese për COVID-19

TESTET DIAGNOSTIKUESE PËR COVID-19

Ekzistojnë dy lloje të ndryshme të testeve – teste diagnostikuese dhe testet e antitrupave.
1. Një test diagnostik mund të tregojë nëse keni një infeksion aktiv me koronavirus dhe se duhet të ndërmerrni hapa për të karantinuar ose izoluar veten nga të tjerët. Aktualisht ekzistojnë dy lloje të testeve diagnostikuese që zbulojnë virusin – teste molekulare, siç janë testet RT-PCR, që zbulojnë materialin gjenetik të virusit, dhe testet e antigjenit (rapid test) që zbulojnë proteina specifike në sipërfaqen e virusit.
2. Testet e antitrupave (testet serologjike) kërkojnë antitrupa që janë krijuar nga sistemi juaj imunitar si përgjigje ndaj një rreziku, siç është një virus specifik. Antitrupat mund të ndihmojnë në luftimin e infeksioneve. Mund të duhen disa ditë ose javë për tu zhvilluar antitrupat pasi të keni një infeksion dhe ata mund të qëndrojnë në gjakun tuaj për disa javë ose më shumë pas shërimit. Për shkak të kësaj, testet e antitrupave nuk duhet të përdoren për të diagnostikuar një infeksion aktiv me koronavirus. Ende nuk dihet nëse prania e antitrupave do të thotë që ju jeni imun ndaj koronavirusit në të ardhmen.
Testet molekulare (RT-PCR)
Shumë kompani dhe laboratorë kanë zhvilluar teste për të diagnostikuar COVID-19 bazuar në zbulimin e materialit gjenetik të virusit në një mostër nga hunda ose fyti i pacientit. Pas marrjes së strishos teknikët e laboratorit përdorin aparate të avansuara të  teknologjisë për të konvertuar ARN të virusit në ADN dhe për të krijuar kopje të saj. Testet diagnostike molekulare që zbulojnë materialin gjenetik të virusit zakonisht përdoren për diagnostikimin e COVID-19 ose infeksionit koronavirus aktiv. Por asnjë provë nuk është 100% i saktë gjatë gjithë kohës.
Testet e antitrupave (serologjike)
Testet e antitrupave mund të japin rezultate të shpejta, por nuk përdoren për të diagnostikuar infeksion aktiv. Testet serologjike zbulojnë vetëm antitrupat që sistemi imunitar zhvillon si përgjigje ndaj virusit, e jo vetë virusin. Mund të duhen ditë deri në disa javë për të zhvilluar mjaft antitrupa për t’u zbuluar në një test.
Testet e antigjenit (rapid testet)
Testet e antigjenit zakonisht japin rezultate që diagnostikojnë infeksionin aktiv me koronavirus më shpejt sesa testet molekulare, por testet e antigjenit kanë një shans më të lartë për të mos vërejtur një infeksion aktiv. Nëse një test i antigjenit tregon rezultat negativ që tregon se nuk keni infeksion aktiv me koronavirus, mjeku juaj mund të kërkojë test molekular për të konfirmuar rezultatin.
Burimi: U.S. Food and Drug Administration
chevron_left
chevron_right