SULMI NË ZEMËR – INFARKTI I MIOKARDIT

SULMI NË ZEMËR – INFARKTI I MIOKARDIT

Çdo vit pothuajse 800,000 amerikanë kanë një sulm në zemër. Sulmi në zemër ndodh kur rrjedhja e gjakut në zemër befas bllokohet. Pa gjakë, zemra nuk mund të marrë oksigjen. Nëse nuk mjekohet shpejt, muskuli i zemrës fillon të vdesë. Por trajtimi i shpejtë, mund të parandaloj ose kufizoj dëmtimin e muskujve të zemrës. Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme të keni njohuri për simptomet e një sulmi në zemër dhe telefononi urgjencën nëse ju ose dikush tjetër përjetoni një sulm në zemër. Ju duhet të telefononi, edhe nëse nuk jeni të sigurt se bëhet fjalë për një sulm në zemër.
Simptomat më të zakonshme tek burrat dhe gratë janë:
– Mundim në gjoks. Shpesh në qendër ose në anën e majtë të gjoksit. Zakonisht zgjat më shumë se disa minuta. Mund të pushoj dhe të paraqitet prap. Mund të ndjehet si presion, ndrydhje, ngushtim (plotshmëri) ose dhimbje. Gjithashtu mund të keni edhe thartinë (urth) ose dispepsi (mostretje).
– Gulçim. Ndonjëherë kjo është simptoma juaj e vetme. Mund ta përjetoni para ose gjatë mundimit në gjoks. Mund të paraqitet edhe kur pushoni ose bëni aktivitet të pakët fizik.
– Mundim në pjesën e sipërme të trupit . Ju mund të ndjeni dhimbje ose mundim në njërën ose të dy krahët, pjesën e pasme, shpatulla, qafë, nofulla ose pjesën e sipërme të stomakut.
Mund të keni edhe simptoma të tjera, të tilla si nauze, të vjella, marramendje dhe mundim. Ju mund të shpërtheni në një djersitje të ftohtë. Ndonjëherë gratë do të kenë simptoma të ndryshme se burrat. Për shembull, ato kanë më shumë të ngjarë të ndjehen të lodhura pa asnjë arsye.
Shkaku më i zakonshëm i sulmeve në zemër është sëmundja e arterieve koronare (CAD). Me CAD, formohen pllakat aterosklerotike në muret e brendshme të arterieve. Kjo është ateroskleroza. Kjo mund të ndërtohet me vite. Përfundimisht, një zonë e pllakës mund edhe të shpërthejë (të qahet). Një tromb  gjaku mund të formohet rreth pllakës dhe të bllokojë arteriet.
Një shkak më pak i zakonshëm i sulmit në zemër është një spazëm (shtrëngim) i rëndë i një arterie koronare. Spazma poashtu ndërpret rrjedhën e gjakut nëpër arterie.
Në spital, mjekët diagnostifikojnë sëmundjen duke u bazuar në simptomat tuaja, analizat e gjakut dhe testet e ndryshme të funksionimit të zemrës. Trajtimi mund të përfshijë ilaçe dhe procedura mjekësore të tilla si angioplasti koronare. Pas një sulmi në zemër, rehabilitimi kardiak dhe ndryshimet në stilin e jetës mund t’ju ndihmojnë të shëroheni.
NIH: Instituti Kombëtar i Zemrës, Mushkërive dhe Gjakut
Për të konsultuar mjekun, vizitoni: https://www.klinikadigjitale.net/mjeket/
chevron_left
chevron_right