STEROIDET – GJITHASHTU I QUAJTUR: KORTIKOSTEROIDET, GLUCOKORTIKOIDET
Ju mund të keni dëgjuar për steroidet anabolik, të cilat mund të kenë efekte të dëmshme. Por ka një lloj tjetër të steroideve – ndonjëherë të quajtura kortikosteroide – që trajtojnë një sërë problemesh. Këto steroide janë të ngjashme me hormonet që gjëndrat tuaja mbiveshkore prodhojnë për të luftuar stresin që lidhet me sëmundjet dhe lëndimet. Këto zvogëlojnë inflamacionin dhe ndikojnë në sistemin imunitar.
Ju mund të keni nevojë të merrni kortikosteroidet për të trajtuar:
– Arthritin
– Astmën
– Sëmundjet autoimune si lupusi dhe skleroza multiple
– Sëmundjete e lëkurës të tilla si ekzema dhe skuqje
– Disa lloje të kancerit
Steroidet janë ilaçe të forta dhe mund të kenë efekte anësore, duke përfshirë dobësimin e kockave dhe kataraktën. Për shkak të kësaj, ato zakonisht mirren për një kohë sa më të shkurtër të jetë e mundur.