SHKAQET E HIPERTENSIONIT

SHKAQET E HIPERTENSIONIT

Shkaku i hipertensionit shpesh nuk dihet.
Rreth 1 në çdo 20 raste të hipertensionit shkaktohet si pasojë e një çregullimi parësor të shkaktuar nga medikamentet!
Sëmundja kronike e veshkave (CKD) është një shkak i zakonshëm i presionit të lartë të gjakut sepse veshkat nuk filtrojnë fluidin (lëngjet) si duhet. Mos filitrimi i fluidit çon në hipertension.
Faktoret e rrezikut
Një numër i faktorëve të rrezikut rrisin shanset për të pasur hipertension.
Mosha: Hipertensioni është më i zakonshëm tek njerëzit e moshës mbi 60 vjeç. Me moshën, tensioni i gjakut mund të rritet në mënyrë të qëndrueshme ndërsa arteriet bëhen më të ngurta dhe më të ngushta për shkak të krijimit të pllakave.
Etnia: Disa grupe etnike janë më të prirura për hipertension.
Madhësia dhe pesha: Mbipesha ose trashësia është një faktor kyç i rrezikut.
Përdorimi i alkoolit dhe duhanit: Konsumi i sasive të mëdha të alkoolit rregullisht mund të rrisë presionin e gjakut të një personi, njejtë ndikon edhe pirja e duhanit.
Seksi: mënyra e jetësës përbën rrezik të njëjtë për meshkujt dhe femrat, por burrat janë më të prirur ndaj hipertensionit në një moshë më të re. Prevalenca ka tendencë të jetë më e lartë në gratë e moshuara.
Kushtet shëndetësore ekzistuese: Sëmundjet kardiovaskulare, diabeti, sëmundjet kronike të veshkave dhe nivelet e larta të kolesterolit mund të çojnë në hipertension, sidomos kur njerëzit rriten.
Faktorë të tjerë kontribues përfshijnë:
Pasiviteti fizik
Një dietë e pasur me kripë të lidhur me ushqimet e procesuara dhe yndyrë
Kaliumi i ulët në dietë
Përdorimi i alkoolit dhe duhanit
Sëmundje të caktuara dhe medikamente
Gjithashtu mund të kontribuojë edhe historia familjare e tensionit të lartë të gjakut dhe stresit të menaxhuar keq.
Për të konsultuar mjekun, vizitoni: https://www.klinikadigjitale.net/mjeket/
chevron_left
chevron_right