Dr. Merita Ismajli – Marku

Neurologe
Konsultohu online me Dr. MERITA ISMAJLI MARKU, neurologen e njohur nga Shkupi.
Dr. Merita ka diplomuar në Universitetin e Zagrebit në Kroaci, tani është PhD kandidate në Neurologji dhe ka përfunduar studimet master në Neurofiziologji në Universitetin e Shkupit si dhe studimet master në Institutin Superior për Studime Psikologjike në Barcelonë në temën “Pleqëria dhe demenca”.
Dr. Merita ka një përvojë të gjatë klinike në trajtimin e sëmundjeve të ndryshme neurologjike. Ajo ka marrë pjesë në shumë seminare profesionale dhe është autore e punimeve shkencore të publikuara në Maqedoni dhe ndërkombëtarisht. Ajo poashtu ka shërbyer si këshilltare e Ministrit të Shëndetësisë në Maqedoni, si dhe ka qenë Profesor Asistent në Neurologji në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Shkupit.
Dr. Merita flet rrjedhshëm gjuhën Shqipe, Maqedone, Angleze, Kroate dhe Spanjolle.
Në terminin e rezervuar vetëm për ju, tregoni Dr. Merites çdo gjë për sëmundjen tuaj, ajo do ju dëgjon me kujdes dhe do ju ndihmon në diagnostikimin dhe sugjeroj trajtimin më të mirë neurologjik për shërimin tuaj!
Shpejtë, Thjeshtë dhe Sigurtë!

Çmimi: €49 EUR

Zgjedhni mënyrën e pagesës dhe caktoni terminin për konsultim ONLINE: