Mirësevini në Botën Digjitale!

KLINIKA DIGJITALE është një nga “Start-Up” më inovative, e zhvilluar me partnerët në SH.B.A. në një platformë të përparuar të kujdesit shëndetësor digjital të njohur si “Shëndeti Juaj në Duar Tuaja”. Softueri i saj unik, ofron shërbime më të shpejta, më të afërta dhe më të lira për pacientët, pavarësisht distancës me mjekun ose spitalin e preferuar kudo në botë.

Ndërtuar me kujdes nga kufizimet e së kaluarës dhe e përkufizuar si një sistem integrues shëndetësor i së ardhmes, KLINIKA DIGJITALE, vazhdon të jetë një nga projektet më vizionare, më atraktive dhe më kohezive shëndetësore të ndërmarra ndonjëherë në këtë pjesë të botës!

Jemi krenarë me emrin dhe mundësinë për të bërë ndryshime thelbësore për kujdesin e pacientëve. Vizioni ynë për ndërtimin e një sistemi shëndetësor të përparuar dhe të qëndrueshëm është unik, dhe ne besojmë se KLINIKA DIGJITALE do të ndryshojë mënyrën e zhvillimit të sistemeve të kujdesit shëndetësor për gjeneratat e ardhshme. Deri më sot, ne kemi ndihmuar pacientët tonë të shërohen dhe përshtatin kujdesin e tyre shëndetësor me shërbime të shumëta dhe mbesim të përkushtuar për të vazhduar kontributin tonë për një përkujdesje më të mirë shëndetësore për pacientët kudo në botë.

Ekipi profesional i KLINIKËS DIGJITALE, teknologjia dhe përvoja e bëjnë platformën tonë digjitale ndër më të avansuarat në industrinë e telemjekësisë. Në veçanti jemi të kënaqur me bashkëpunimin me partnerë të njohur dhe udhëheqës të kujdesit shëndetësor në të gjitha kontinentet.

Ju jeni të mirëpritur të bashkoheni me ekipin tonë dhe kontriboni në përpjekjet tona për të mirën e përgjithshme!

 

 

 

 

 

Sinqerisht i juaji,
Dardan Asllani – CEO