Klinika Digjitale shpërblen qytetarët e vaksinuar – me Kartelën Elektronike Mjekësore për një vit! Në përkrahje të shëndetit të qytetarëve – Fushatë ndërgjegjësimi deri në fund të muajit Shtator. Klinika Digjitale, edhe kësaj radhe shpërblen qytetarinë aktive dhe fton të gjithë të avokojnë vaksinimin në mjedisin e tyre dhe ndihmojnë në parandalimin dhe përhapjen e pandemisë. Kartela Elektronike Mjekësore Personale i dhurohet çdo qytetari të vaksinuar, ajo do ju ndihmojë të kurseni para, të përmirësoni cilësinë e kujdesit shëndetësor, zvogëloni gabimet në terapi dhe vizitat e panevojshme te mjeku. Çdo vizitë te mjeku, çdo analizë laboratorike apo raport mjekësor, mund t’i shtoni dhe t’i ruani në Kartelën tuaj Elektronike. Në Kartelën tuaj Elektronike Mjekësore, ju mund të shtoni dhe ruani edhe Çertifikatën Elektronike të Vaksinimit! Tani, nuk keni nevojë të shqetësoheni për humbjen apo ruajtjen e dokumenteve tuaja mjekësore, përkundrazi, ju do të keni mundësi qasjeje dhe t’i përdorni ato nga kudo në botë dhe nga çdo pajisje. Për më tepër, ju nuk keni më nevojë të mbani një mori dokumentesh mjekësore në vizitën tuaj të ardhshme tek mjeku, pasi ato i keni të ruajtura në Kartelën Elektronike Mjekësore dhe mund t’i ndani me mjekun tuaj të preferuar në çdo kohë dhe nga çdo pajisje. Klinika Digjitale është një ndër institucionet shëndetësore më inovative, e zhvilluar me partnerët në SHBA në një platformë të avansuar të kujdesit shëndetësor digjital të njohur si “Shëndeti Juaj në Duar Tuaja”. Softueri i saj unik, ofron shërbime më të shpejta, më të afërta dhe më të sigurta për pacientët, pavarësisht distancës me mjekun ose spitalin e preferuar kudo në botë. Për regjistrim vizitoni: https://app.klinikadigjitale.net/Account/Register dhe kontaktoni [email protected] për aktivizim. Klinika Digjitale – Në çdo kohë dhe për çdo sëmundje!