Nëse keni diabet, glukoza apo sheqeri në gjak, është në nivel të lartë. Me kalimin e kohës, kjo mund të dëmtojë nervat ose enët e gjakut. Dëmtimi nervor nga diabeti mund të bëjë që ju të humbni ndjenjën në këmbët tuaja. Ju mund të mos ndjeni një prerje, djegje ose lëndim. Lëndimet në këmbë si këto mund të shkaktojnë ulçera dhe infeksione. Rastet e rënda madje mund të çojnë në amputim. Dëmtimi i enëve të gjakut gjithashtu mund të nënkuptojë që këmbët tuaja nuk marrin mjaftueshëm gjak dhe oksigjen. Është vështirë që këmba juaj të shërohet, nëse këmba infektohet dhe hapet plagë.
Ju mund të shmangni problemet me këmbët. Fillimisht, kontrolloni nivelin e sheqerit në gjak. Higjiena e e këmbëve është gjithashtu e rëndësishme:
– Kontrolloni këmbët tuaja çdo ditë
– Pastroni këmbët çdo ditë
– Mbajeni lëkurën të butë dhe të lëmuar
– Lëmoni kallot në lëkurë
-Nëse i shiqoni, i prekni dhe i ndjeni këmbët tuaja, atëherë shkurtoni rregullisht thonjët e këmbëve. Nëse nuk mundeni, atëherë luteni një doktor të këmbëve (podiatrist) që të kujdeset për këmbët dhe shkurtojë thonjët për ju.
– Vishni këpucë dhe çorape tërë kohën
– Mbroni këmbët tuaja nga nxehtësia dhe të ftohtit
– Rregulloni rrjedhjen e gjakut në këmbët tuaja
NIH: Instituti Kombëtar i Diabetit dhe Sëmundjeve të Tretjes dhe Veshkave