KANCERI I MITRËS

KANCERI I MITRËS

Mitra është vendi ku fëmija rritet kur një grua mbetet shtatzënë. Ekzistojnë lloje të ndryshme të kancerit të mitrës. Lloji më i zakonshëm fillon në endometrium, në shtresën e brendshme të mitrës. Ky lloj quhet  edhe kanceri endometrial.
Simptomat e kancerit të mitrës janë:
– Gjakderdhje jonormale vaginale ose derdhje/shkarkim
– Probleme gjatë urinimit
– Dhimbje në pelvik/legen
– Dhimbje gjatë marrëdhënies seksuale
Kanceri i mitrës zakonisht paraqitet pas menopauzës. Është më i zakonshëm tek gratë me mbipeshë. Ju gjithashtu jeni në rrezik më të lartë nëse keni marrë vetëm estrogjen-terapi hormonale zëvendësuese (terapi hormonale në menopauzë) për shumë vite.
Testet për të gjetur kancerin e mitrës përfshijnë një ekzaminim të pelvikut/legenit, teste imazherike dhe një biopsi. Trajtimi më i zakonshëm është histerektomia, operacion për të hequr mitrën. Ndonjëherë me operacion hiqen gjithashtu edhe vezoret dhe tubat fallopiane. Trajtime tjera përfshijnë terapin hormonale, rrezatimin dhe kemoterapin. Disa gra mund të marrin edhe trajtim të shumëfisht.
NIH: Instituti Kombëtar i Kancerit
Për të konsultuar mjekun, vizitoni: https://www.klinikadigjitale.net/mjeket/
chevron_left
chevron_right