Gonorreja është një sëmundje e transmetueshme seksualisht. Kjo është më e zakonshme tek të rinjët e rritur. Bakteria që shkaktonë gonorrean mund të infektoj traktin gjenital, gojën ose anusin. Ju mund të infektoheni nga gonorrea gjatë aktit seksual me një partner të infektuar. Një grua shtatzënë mund ta kalojë atë tek foshnja e saj gjatë lindjes.
Gonorreja nuk shkakton gjithmonë simptome. Tek meshkujt, gonorrea mund të shkaktojë dhimbje gjatë urinimit, rrjedhje nga penisi. Nëse nuk trajtohet, gonorrhea mund të shkaktojë probleme me prostatën dhe testikujt.
Tek gratë, simptomet e hershme të gonorresë shpesh janë të lehta. Më vonë, mund të shkaktojë gjakderdhje mes menstruacioneve, dhimbje gjatë urinimit dhe rrjedhje të shtuar nga vagina. Nëse nuk trajtohet, kjo mund të shkaktoj sëmundje inflamatore të pelvikut, gjë që shkakton probleme me shtatzëninë dhe me shterpësinë.
Mjeku juaj do të diagnostikojë gonorrenë me teste laboratorike. Trajtimi është me antibiotikë. Trajtimi i gonorresë po bëhet gjithnjë e më i vështirë, sepse rezistenca ndaj antibiotikëve është në rritje. Përdorimi korrekt i prezervativëve të latexit redukton dukshëm, por nuk eliminon, rrezikun e infektimit me gonorre. Mënyra më e sigurtë për të shmangur infeksionin është që të mos ketë seks anal, vaginal ose oral.
Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve