KLINIKA DIGJITALE DHE MJEKU FAMILJAR

KLINIKA DIGJITALE DHE MJEKU FAMILJAR

Klinika Digjitale mirëpret interesimin e shtuar të Mjekëve Familjarë për shërbimet online dhe me kënaqësi do të zgjerojë veprimtarinë e saj duke ofruar mundësi bashkëpunimi edhe me Mjekët Familjar në mbarë vendin. Roli dhe shërbimi i Mjekut Familjar është me rëndësi të veçantë në vendet e zhvilluara dhe me një sistem të integruar dhe të avansuar të përkujdesjes shëndetësore.
Mjekët e Klinikës Digjitale me kënaqësi do bashkëpunojnë dhe informojnë Mjekët Familjarë për përparësitë e shërbimeve digjitale të ofruara online si dhe mundësitë për përkujdesje më të mirë dhe më të afërtë për pacientët e tyre. Në vazhdim shiqoni disa nga shërbimet e Klinikës Digjitale:
– MJEKU IM – qasja tek mjeku në çdo kohë, nga çdo vend dhe çdo pajisje
– Videokonsultim online me mjekë specialistë kombëtarë dhe ndërkombëtarë
– Mendimi Sekondar nga mjekët dhe institucionet me renome në SHBA dhe Evropë.
Klinika Digjitale do i mundëson Mjekut Familjar të shërbej, përcjell gjendjen shëndetësore të pacientëve të tij edhe pas orarit të punës duke plotësuar përkujdesjen shëndetësore dhe shtuar angazhimin e tij për pacientët përgjatë tërë trajtimit të sëmundjes.
Shërbimi online është ngarkesë shtesë për mjekun familjarë, pasi ai do të sakrifikojë kohën e tij familjare për të shërbyer pacientët, pas orarit të punës dhe në kohën e tij të lirë. Bashkëpunimi me mjekun familjar është individual, por Klinika Digjitale mbetet e hapur për bashkëpunim me secilin mjekë familjar në vendin tonë.
Për të mësuar më shumë për mjekët dhe të gjitha shërbimet e Klinikës Digjitale, ju lutem vizitoni:
https://www.klinikadigjitale.net/
chevron_left
chevron_right