HERNIA

HERNIA

Hernia e njohur në popull edhe si “killa” ndodh kur një pjesë e një organi të brendshëm ose indesh fryhet përmes një zone të dobësuar të muskujve. Shumica e hernies janë në bark.
Ekzistojnë disa lloje të hernies, përfshirë:
– Inguinale, ky është lloji më i zakonshëm.
– Rreth kërthizës, në bark
– Incizionale, përmes një vrrage (shenjë pas prerjes)
Hernia hiatale, është një hapje e vogël në diafragmë që lejon pjesën e sipërme e stomakut të lëvizë apo ngjitet më lart në gjoks.
Diafragma kongjenitale, është një defekt i lindur në diafragmë që ka nevojë për intervemim kirurgjik.
Herniet janë të zakonshme. Ato mund të prekin burra, gra dhe fëmijë. Një kombinim i dobësimit të muskujve dhe një lodhje apo tendosje, pas ngritjes së peshave të rënda, mund të shkaktoj hernia. Disa njerëz kanë lindur me muskuj të dobët të barkut dhe mund të sëmuren më lehtë nga hernia.
Trajtimi zakonisht është kirurgjik për të riparuar apo mbyllur hapjen në murin e muskujve. Hernia e patrajtuar mund të shkaktojë dhimbje dhe probleme shëndetësore.
Për të konsultuar mjekun, vizitoni: https://www.klinikadigjitale.net/mjeket/
chevron_left
chevron_right