Dr. Shefqet Deliallisi

Dr. Shefqet Deliallisi

Endokrinolog
Zgjedhni mënyrën e pagesës dhe caktoni terminin për konsultim Online:

Konsultohu online me Dr. Shefqet Deliallisin, Endokrinologun e njohur Elbasanas.
Dr. Shefqeti ka përfunduar studimet në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Tiranës dhe ka vazhduar me specializimin në Mjekesi Interne – Endokrinologji.
Karrierën profesionale Dr. Shefqeti e ka filluar si mjek i përgjithshëm, pastaj ka vazhduar si specialist Endokrinolog në spitalin e Elbasanit dhe ka shërbyer si Drejtor i Spitalit Rajonal në Elbasanit. Ai është kyçur edhe si Pedagog në Universiteti Katolik, “Zonja këshillit të mirë” dhe Universitetin Aleksandër Xhuvani, Dega Infermieri.
Dr. Shefqeti është anëtar i Shoqatës Evropiane të Diabetit (EASD) dhe poashtu të Shoqatës Amerikane të Diabetit (ADA).
Dr. Shefqeti ka marrë pjesë në trajnime të shumëta menaxheriale dhe profesionale në Evropë dhe SHBA, ndër to vlen të cekim:

     • 1994 Menaxhimi i shërbimit shëndetësor (USAID)
     • 1995 – 1996 trajnim në spitalin” Casa sollievo di soferenca”, San
Giovanni Rotondo dhe në “Ospedale di Padre Pio “Foggia, Itali. 
    • 1995 Universiteti Haifa, Israel.
    • 1996 Trajnim për administrimin e Spitaleve (programi PHARE-
Asistenca publike Marsej)
    • 1996 Universiteti Masaryk, Brno, Rep. Ceke.
    • 1996 Universiteti Urtecht, Holandë.
    • 2005 Edukim civil, Departamenti Shtetit, SHBA.

Gjatë karrierës së tij të bujshme profesionale Dr. Shefqeti ka publikuar edhe disa tekste profesionale dhe artikuj publicistik dhe mjekësorë brenda dhe jashtë vendit. Në mesin e tyre vlen të veçojmë:

    • 2004 Libri: “A janë përfshirë Shqiptarët në Epideminë botërore të diabetit”.
    • 2006 Libri: “Diabeti 300 Pyetje dhe Përgjigje”
    • 2007 Libri: “Menopauza, 180 Pyetje dhe Përgjigje”
    • 2008 Libri: “Shkenca e Ushqyerjes”
    • 2013 Libri: “Ne labirintin e reformës shëndetësore”

Dr. Shefqeti punon me një ndjenjë të fortë të përkushtimit dhe është në dispozicion për të kryer konsulta endokrinologjike online për pacientët në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni dhe diasporën kudo në botë. Ai flet rrjedhshëm gjuhën Shqipe dhe Angleze.
Në terminin e rezervuar vetëm për ju, tregoni Dr. Shefqetit çdo gjë për sëmundjen tuaj, ai do ju dëgjon me kujdes dhe do ju ndihmon në diagnostikimin dhe sugjerojë trajtimin më të mirë endokrinologjik për shërimin tuaj.