ÇREGULLIMI BIPOLAR

ÇREGULLIMI BIPOLAR

Quhet edhe: Sëmundja maniako-depresive
Çregullimi bipolar është një sëmundje e rëndë mendore. Njerëzit që e kanë atë kalojnë nëpër ndryshime të pazakonta të disponimit. Gjendja e tyre ndryshon nga ‘lartë’ shumë të lumtur dhe aktivë deri ‘poshtë’ në shumë të trishtuar, të pashpresë dhe joaktivë, dhe pastaj kthehen përsëri në të lumtur. Ata shpesh kanë disponim të mirë në mes të këtyre gjendjeve. Ndjenja ‘lartë’ quhet mania ndërsa ndjenja ‘poshtë’ quhet depresion.
Shkaqet e çrregullimit bipolar nuk janë gjithmonë të qarta. Ajo zhvillohet në familje. Struktura dhe funksioni jonormal i trurit gjithashtu mund të luajnë rol.
Çregullimi bipolar shpesh fillon në adoleshencën e vonë ose në vitet e hershme të rritjes. Por fëmijët dhe të rriturit mund të kenë gjithashtu çrregullim bipolar. Sëmundja zakonisht zgjat tërë jetën.
Nëse mendoni se mund ta keni, tregoni mjekut familjar. Kontrolli mjekësor mund të përjashtojë sëmundjet tjera që mund të shkaktojnë ndryshim në disponimin tuaj.
Nëse nuk trajtohet, çrregullimi bipolar mund të çojë në marrëdhënie të dëmtuara, punë ose performanca të dobët në shkollë madje edhe vetëvrasje. Sidoqoftë, ekzistojnë trajtime efektive për të kontrolluar simptomat: ilaçe dhe terapi bisedash. Një kombinim i ilaçeve dhe terapi bisedash zakonisht funksionon më mirë.
NIH: Instituti Kombëtar i Shëndetit Mendor!
chevron_left
chevron_right