7 SËMUNDJET FRIKËSUESE – TROMBOZA E VENAVE TË THELLA

7 SËMUNDJET FRIKËSUESE – TROMBOZA E VENAVE TË THELLA

Jo të gjitha sëmundjet serioze vijnë me simptoma treguese. Ka sëmundje që mund ta kthejnë trupin tuaj në një bombë të kurdisur, ndërsa ju nuk jeni në dijeni të ndonjë rreziku. Gjendje të tilla si ethe ose dhimbje janë shenja të qarta se diçka nuk është në rregull me trupin tuaj. Pavarësisht serioze apo jo, simptomat fizike na tregojnë kur jemi të sëmurë, duke na shtyrë të kërkojmë diagnostikim dhe trajtim të hershëm. Por, çka nëse sëmundja është strehuar në trupin tuaj, pa e kuptuar ju atë? Nuk është aq e pabesueshme sa mund të tingëllojë. Këtu janë shtatë sëmundje nga të cilat mund të vuani pa treguar asnjë simptomë, sot do vazhdojmë me sëmundjen e gjashtë:
Tromboza e venave të thella (e quajtur ndryshe edhe emboli pulmonare ose DVT) ndodh kur një mpiksje  formohet në venat e thella, të mëdha dhe të poshtme të këmbëve. Kjo gjendje ndodh kur gjaku mbledhet në këmbët tuaja ose nëse gjaku juaj është i prirur për mpiksje. Rreth gjysma e njerëzve që përjetojnë DVT nuk kanë simptoma derisa mpiksja të formohet dhe të ndërpresë qarkullimin, gjë që mund të jetë fatale.
JINI VIGJILENT: Keni kujdes për dhimbje të vazhdueshme dhe edemë në njërën këmbë dhe kujdesuni kur kaloni periudha të gjata pasiviteti, fluturime të gjata me aeroplan ose pushim në shtrat pas një operacioni.
chevron_left
chevron_right