7 SËMUNDJET FRIKËSUESE – KLAMIDIA

7 SËMUNDJET FRIKËSUESE – KLAMIDIA

Jo të gjitha sëmundjet serioze vijnë me simptoma treguese. Ka sëmundje që mund ta kthejnë trupin tuaj në një bombë të kurdisur, ndërsa ju nuk jeni në dijeni të ndonjë rreziku. Gjendje të tilla si ethe ose dhimbje janë shenja të qarta se diçka nuk është në rregull me trupin tuaj. Pavarësisht serioze apo jo, simptomat fizike na tregojnë kur jemi të sëmurë, duke na shtyrë të kërkojmë diagnostikim dhe trajtim të hershëm. Por, çka nëse sëmundja është strehuar në trupin tuaj, pa e kuptuar ju atë? Nuk është aq e pabesueshme sa mund të tingëllojë. Këtu janë shtatë sëmundje nga të cilat mund të vuani pa treguar asnjë simptomë, sot do vazhdojmë me sëmundjen e shtatë:
Kjo sëmundje seksualisht e transmetueshme është një nga sëmundjet ngjitëse seksuale më të zakonshme dhe mund të paraqitet pa simptoma për një kohë – në fakt, 80% e grave me klamidia nuk janë të vetëdijshme se e kanë. Nëse është kaq e zakonshme dhe mund të mbetet pa u vërejtur, pse është serioze? Përgjigja është se klamidia e patrajtuar mund të shkaktojë një mori komplikimesh shëndetësore duke përfshirë infertilitetin, artritin reaktiv dhe sëmundjet inflamatore të pelvikut (PID).
JINI VIGJILENT: Mos bëni seks të pambrojtur dhe bëni rregullisht testet për klamidia, pasi klamidia mund të jetë asimptomatike, veçanërisht tek gratë.
chevron_left
chevron_right