Dr. Ervin Shehu

Dr. Ervin Shehu

Urolog
Zgjedhni mënyrën e pagesës dhe caktoni terminin për konsultim Online:

Konsultohu online me Dr. Ervin Shehu, Urologun e njohur Shqiptar i cili jeton dhe punon në Romë.
Dr. Ervini ka përfunduar studimet për Mjekësi dhe Kirurgji në Universitetin “La Sapienza” të Romës, derisa specializimin për Urologji e ka përfunduar në Universitetin Campus Bio-Medico të Romës.
Gjatë specializimit ka përmirësuar aftësitë e tij mjekësore dhe kirurgjikale përmes një eksperience trajnimi në kirurgji minimale invazive dhe transplantim të veshkave të asistuar me robotin Da Vinci në Spitalin Universitar Halle-Saale Gjermani me Profesorin Paolo Fornara. Në vitin 2017 është trajnuar në spitalin “Christie Hospital” në Manchester/Angli mbi kirurgjinë onkologjike mini invazive.
Aktualisht kryen aktivitetin e tij diagnostikues mjekësor dhe kirurgjikal në Klinikën Villa Betania në Romë ku ka përsosur aftësitë e tij në:
• Diagnostikim, terapi mjekësore dhe kirurgji laparoskopike të asistuar nga roboti Da Vinci për tumoret e veshkave, ureterit, fshikëzës dhe prostatës;
• Kirurgji endoskopike me lazer THULLIO për patologji beninje të prostatës;
• Kirurgji endoskopike për gurët në ureter dhe në veshka duke përdorur lazerin HOLMIO;
• Biopsia e prostatës me teknikën FUSION;
• Kryerja e cistoskopisë fleksibile të ureterit;
• Kryerja e ekzaminimit urodinamik;
• Terapi fokale me lazer për tumorin e prostates (FLA) pa heqje të organit.

Dr. Ervini, punon me një ndjenjë të fortë të përkushtimit dhe është në dispozicion për të kryer konsulta urologjike online për pacientët kudo në botë. Ai flet rrjedhshëm gjuhën Shqipe, Italiane, Gjermane dhe Angleze.
Në terminin e rezervuar vetëm për ju, tregoni Dr. Ervinit çdo gjë për sëmundjen tuaj, ai do ju dëgjon me kujdes dhe do ju ndihmon në diagnostikimin dhe sugjeroj trajtimin më të mirë urologjik për shërimin tuaj!