BYPASS KIRURGJIA E ARTERIES KORONARE

BYPASS KIRURGJIA E ARTERIES KORONARE

Tek sëmundjet e arteries koronare (CAD), arteriet që furnizojnë me gjak dhe oksigjen muskujt e zemrës ngurtësohen dhe ngushtohen. Ju mund të provoni të ndryshoni mënyren e jetesës, përdorni ilaçe dhe angioplastikën, një procedurë për të hapur arteriet. Nëse këto trajtime nuk ndihmojnë, ju mund të keni nevojë intervenim kirurgjik, për bypas të arterieve koronare.
Kirurgjia krijon një shteg të ri për të përmirësuar qarkullimin e gjakut në zemër. Kirurgu merr një copë të venës së shëndoshë nga këmba ose arterie nga gjoksi ose dora. Pastaj kirurgu lidh atë në arterjen koronare, pikërisht mbi dhe nën pjesën e ngushtuar ose bllokuar. Kjo mundëson që gjaku të anashkalojë bllokimin. Ndonjëherë njerëzit kanë nevojë për më shumë se një bypass.
Rezultatet e operacionit zakonisht janë të shkëlqyera. Shumë njerëz mbeten pa simptome të sëmundjes për shumë vite. Ju mund të keni nevojë për kirurgji përsëri në qoftë se bllokimet krijohen në arteriet ose venat e shartuara ose në arteriet që nuk janë bllokuar më parë. Ndryshimet e mënyres së jetesës dhe ilaçet mund të ndihmojnë të mos përsëritet bllokimi i arterieve.
NIH: Instituti Kombëtarë i Sëmundjeve të Zemrës, Mushkërive dhe të Gjakut
Për të konsultuar mjekun, vizitoni: https://www.klinikadigjitale.net/mjeket/
chevron_left
chevron_right